Shqipëri
Akomodimet turistike në Shqipëri, me rritjen më të lartë ndër vendet europiane
Shqipëria rekord në turizëm, Eurostat: Ecurinë më të mirë në Europë për 2023
Shqipëria ka përjetuar në 6 muajt e parë të vitit ecurinë më të mirë të turizmit në historinë e saj, duke shënuar rekorde europiane, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat e publikuara nga Eurostat mbi net qëndrimet në akomodimet turistike, që përfshijnë hotele, apo akomodime të tjera afatshkurtra për turizëm me kampingje e kampera, tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe vjetore në krahasim me mesataren europiane dhe të gjitha shtetet e Europës.
Net qëndrimet në akomodimet turistike në 6-mujorin e parë 2023 në Shqipëri u rritën me 44.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në raport me 12.9% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian.
Pas Shqipërisë renditet Qipro, me rritje 39.1% të net qëndrimeve për të njëjtën periudhë, e ndjekur nga Mali i Zi me 37.2%, Malta me 30.5%.
Për periudhën janar-qershor 2023 Shqipëria kishte gjithsej rreth 1.7 milionë net qëndrime, pothuajse njëlloj sa Mali i Zi (1.79 milionë), ndërkohë që në vitin 2019 Mali i Zi kishte gati dyfishin e net qëndrimeve të Shqipërisë (1.5 milionë, kundrejt 806 mijë), sipas statistikave të Eurostat.
Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur pak ditë më parë se në 6-mujorin e parë të vitit 2023 shpenzimet e të huajve që kanë udhëtuar në Shqipëri arritën në total 1.55 miliardë euro. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë pas viteve ’90 dhe reflekton kthimin e Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik këtë vit. Shpenzimet e të huajve për udhëtime janë rritur me 37% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
INSTAT ka bërë të ditur se në periudhën janar-qershor, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 3.396.932. Ky numër është rritur me 33 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Sa i takon kombësisë së turistëve, sipas Ministrisë së Turizmit, kryesojnë shqiptarët e Kosovës, me 40% të totalit., për t’u pasuar nga italianët, 9% ose 310 mijë vizitorë dhe nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që janë respektivisht grupi i tretë dhe i katërt.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












