Sporte Luftarake
Akil Gjakova, drejt finales në Kampionatin Evropian
Është bërë e ditur se xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka kaluar në raundin e tretë në Kampionatin Evropian në Lisbonë të Portugalisë.
Ai do të përballet me gjermanin Anthony Zingg, në kategorinë deri në 73 kilogramë, përcjell albinfio.ch.
E plotësuar:
Akil Gjakova ka kaluar në finale në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Kështu, ai i ka siguruar tashmë medalje Kosovës.
Akili e mundi me “ippon” në gjysmëfinale zviceranin, Nils Stump.
Në finale Akili do të ketë punë me izraelitin, Tohar Butbul.
Akili rrethin e parë e kaloi pa luftë, derisa me “ippon” e mundi në atë të dytë izraelitin, Ido Levin, duke e përplasur përtokë.
Ai arriti që ta mund me ippon edhe në rrethin e tretë gjermanin, Anthony Zingg.
Ishte dita e Akilit pasi e mundi në çerekfinale edhe rusin, Musa Mogushkovin, ky i fundit bëri tri gabime.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











