Lajme
Akademiku rus thotë se vendi i tij duhet ta njohë Kosovën
Rusakov deklaroi se nuk ka asnjë arsye që Rusia të vazhdojë të mos e njohë shtetin e Kosovës. “Kjo duhet të bëhet patjetër dhe nuk mund të ketë më hezitime”
Akademiku rus Aleksandër Rusakov deklaron se Rusia duhet ta njohë patjetër Kosovën. I ardhur në Tiranë me ftesë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës në një konferencë shkencore për shkrimtarin Ismail Kadare, Rusakov dha një intervistë në emisionin “Debati në Channel One”.
Një njohës shumë i mirë i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqipe, Rusakov deklaroi se nuk ka asnjë arsye që Rusia të vazhdojë të mos e njohë shtetin e Kosovës.
“Kjo duhet të bëhet patjetër dhe nuk mund të ketë më hezitime”, tha Rusakov që një pjesë të studimeve të tij për gjuhën dhe kulturën shqipe i ka bërë në Kosovë.
Profesori rus Aleksandër Rusakov gjatë konferencës shkencore mbajti kumptesën me temë “Gjuha shqipe në krijimin e universit të Kadaresë” duke përdorur deri një shprehje të marrë prej tij “gjithëfarë rrangullash që su dihej as emri”.
Janë të shumtë studiuesit shqiptarë që e vlerësuan Rusakov për sjelljen në studimin e tij të elementeve të gjuhës shqipe të përdorur nga Kadare në krijimet e tij letrare që për studiuesit dhe shkencëtarët është një lëndë e jashtëzakonshme, shkruan oranews.tv. Lidhur me këtë gjatë intervistës Rusakov preku edhe çështjen e çmimit Nobel duke bërë një përcaktim gati letrar. “Ismail Kadare është krijur për të marrë çmimin “Nobel”. Unë nuk arrij të kuptoj se si Akademia suedeze nuk ia jep këtë çmim këtij shkrimtari. Por duket se ka arsye politike”, tha gjuhëtari dhe akademiku rus. Sipas tij njëkohësisht duhet të kenë ndikuar edhe ata shqiptarë që kanë dërguar letra e padi ndaj Kadaresë në Akademinë “Nobel”. “Kjo nuk është normale por më anormale është se si Akademia nuk ia jep këtë çmim”, tha ai.
Aleksandër Rusakov është profesor i gjuhës shqipe në degën e gjuhës shqipe në Univeristetin e Shën Petërburgut në Rusi, shkruan oranews.tv
Kjo degë është themeluar në këtë universitet që në vitin 1955, ndërsa Rusakov ka nisur studimet për gjuhën shqipe në vitin 1974. Gjatë intervistës së tij ai tha se e kishte tërhequr gjuha shqipe si një gjuhë e vjetër dhe krejt e veçantë. Rusakov tregoi vështirësitë e studimeve nga viti 1974 deri në vitin 1990 sepse marrdhëniet mes Bashkimit Sovejtik dhe Shqipërisë ishin ndëprerë.
“Nuk kam dëgjuar një rus të shajë dhe flasë keq për popullin shqiptar. Kam dëgjuar të shajnë diktatorët shqiptarë nga të cilët kanë vuajtur. Kam dëgjuar të shajnë regjimin, por kurrë nuk kam dëgjuar fjalë të këqija për popullin shqiptar”, tha ai.
Megjithatë Rusakov e kishte gjetur shpëtimin për të studiuar gjuhën shqipe në trojet shqiptare. ”Për mua shpëtim ka qenë Kosova. Kam qenë disa herë në Kosovë gjatë asaj kohe sepse mund të vija atje ndërsa në Shqipëri jo. Kjo më ka ndihmuar shumë ta njoh gjuhën shqipe dhe kulturën nëpërmjet Kosovës” tha ai.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











