Futboll
Akademia e KF Gostivarit mori pjesë në turneun prestigjioz OB Hallenmasters në Zvicër
Akademia e KF Gostivarit me dy grup moshat U11 dhe U12 morën pjesë në turneun prestigjioz OB Hallenmasters, që me datë 7 dhe 8 dhjetor u zhvillua në Bazel të Zvicrës, njofton albinfo.ch.
Në këtë turne, përveç akademisë së Gostivarit kanë marr pjesë edhe akademitë e klubeve të mirënjohura zvicerane, si BSC Old Boys-i, Basel-i, St. Gallen-i, Biel-i, Wohlen-i, Grasshoppers-i, Köniz-i, Wil-i, Concordia dhe tjerë.
Labinot Musliu, trajner i grupmoshave U12 theksoi se ky turne i parë për ta është një eksperiencë e jashtëzakonshme. Ai thotë se akademia e Gostivarit, me punën që e bënë është në rrugë të mbarë.
“Pjesëmarrja ynë si akademi e KF GOSTIVARI me dy grup moshat U12 dhe U11 në turneun shumë të fortë dhe me traditë disa vjeçare, Hallenmasters 2018 në qytetin e Baselit, ju ka dhënë fëmijëve, e aq më shumë edhe neve si trajner një eksperiencë, si dhe një mundësi të jashtëzakonshme që të garojmë me ekipe, respektivisht akademi shumë të forta të Zvicrës, si Baseli, Old Boys, Graschopers, St. Gallen etj. Në garat e zhvilluara kemi parë që me punën që bëhet në akademinë tonë jemi në rrugë të mbarë dhe jemi duke bërë punën që edukon drejtë futbollistët e vegjël, por gjithsesi na ka dhënë edhe një pasqyrë të qartë se cilat elemente të lojës futbollistike kemi nevojë ti përmirësojmë me punë intensive në çdo aspekt”, thekson trajneri Musliu, në deklaratën enkas për Albinfo.ch.
“Ekipi qe udhëheq unë U12 kishte paraqitje shumë dinjitoze. Duke qenë konkurrent serioz edhe me ekipet më të forta zvicerane. Arritëm një fitore 1 barazim dhe 2 humbje. Por, rezultati nuk ishte ne plan të parë, por përvoja dhe mundësia për të mësuar dhe për t’u përmirësuar”, shprehet Labinot Musliu.
“Dua që të shfrytëzoj këtë mundësi që të falënderoj edhe njeriun që mundësoj ardhjen dhe pjesëmarrjen tonë në këtë turne, Jeton Shabanin, familjen e tij, si dhe çdokënd nga bashkevendasit tonë që jeton në Zvicër, të cilët si çdoherë treguan zemërgjerësinë e tyre edhe në këtë rast. Kjo ishte hera e parë që morëm pjesë, por uroj që mos jetë edhe e fundit”, tha Labinot Musliu, trajner i grup moshave U12 të KF Gostivarit.
Ekipi U12 i KF Gostivarit nga 12-të ekipe pjesëmarrëse ka përfunduar në vendin e 8-të, ndërkaq ekipi U11 në vendin e fundit. Përveç trajnerit Labinot Musliu, ekipin gostivaras e udhëhoqën edhe trajnerët, Erxhan Menga dhe Eroll Rakipi.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë



















