Shqipëria
AK: “Air Albania” nuk shkel konkurrencën
Autoriteti i Konkurrencës (AK) ka autorizuar përqendrimin e realizuar nëpërmjet krijimit të ndërmarrjes së përbashkët “Air Albania” sh.p.k nga “Albcontrol” sha, “MDN Investment” sh.p.k dhe “Turk Hava Yollari” AO.
Konkurrenca argumenton se përqendrimi nuk përbën kufizim të konkurrencës, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Në vlerësimin e Autoritetit secili aksioner ka: “Albcontrol” 10%, 41% “MDN Investment” dhe “Turk Hava Yollari A.O” me 49%.
I njëjti dokument jep detaje për linjat që do të mbulojë kompania ajrore shqiptare, regjistruar në QKR në 13 shtator, ku nënvizohet se Stambolli është destinacioni i parë dhe më pas fluturimet do të shtrihen në Romë, Bolonjë dhe Londër.
Aktualisht kompania “Air Albania” po kryhen fluturime test në linjën Tiranë-Stamboll ku stafi i “Air Albania” asistohet edhe nga “Turkish Airlines”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












