Gruaja
Aida Husaj, bukuroshja e skenave holandeze të modës
Aida është në kontratë me agjencionin e modës “Dyon Caractere” me të cilin ajo reklamon veshje të firmave të njohura në botë si: “Vero Mode”, “Only”, “H&M” dhe “JOW Fashion”
Quhet Aida Husaj, është 18 vjeçare nga Peja dhe jeton në Holandë. Aida është finaliste e “Miss Teen Noord Brabant 2016” në Holandë.
Në këtë spektakël i cili organizohet në këtë qytet verior të Holandës, marrin pjesë mbi 120 vajza, ndërsa 10 prej tyre kanë të drejtën e vazhdimit të konkurrimit për në finale.
“Jam shumë me fat që në atë konkurrencë aq të madhe arrita të jem njëra nga 10 vajzat finaliste”, thotë Aida për “albinfo.ch”.
Finalja e këtij spektakli mbahet më 28 maj të këtij viti.
“Jam duke u përgatitur shumë që të prezantohem sa më mirë në skenë dhe para të pranishmëve në sallë”.
Por, për Aidën kjo nuk është hera e parë që prek skenat e modës dhe konkurseve të bukurisë. Me modelim ajo merret që prej moshës 15 vjeçare. Prandaj, me përvojën që ka, bukuroshja pejane nuk i frikësohet konkurrencës dhe as paraqitjeve para publikut. “Jam mësuar tashmë me këto spektakle. Nuk kam frikë aspak. Mendoj vetëm se si të shfaqem sa më mirë.
Natyrisht se kjo është një garë dhe synimi i secilës prej nesh është kurora”, tregon Husaj.
Aida është në kontratë me agjencionin e modës “Dyon Caractere” me të cilin ajo reklamon veshje të firmave të njohura në botë si: “Vero Mode”, “Only”, “H&M” dhe “JOW Fashion”. “Sa herë që dal në skenë ndihem shumë mirë. Është diçka e mrekullueshme”, shprehet ajo për albinfo.ch.
Përveç modelimit, Aida është nxënëse e shkollës së mesme për menaxhim dhe ekonomi. Shumicën e kohës së lirë e kalon me familje, ndërkohë gjatë vikendeve i pëlqen të dalë me shoqëri dhe të shkojë në kinema.
Në të ardhmen, mendon që të jetë e pranishme edhe në aktivitetet e modës në Kosovë, por synimi i saj është të vazhdojë karrierën për t’u bërë modele e njohur evropiane.
Në kontratë me agjenci të mëdha të modës
Aida është në kontratë me agjencionin e modës “Dyon Caractere” me të cilin ajo reklamon veshje të firmave të njohura në botë si: “Vero Mode”, “Only”, “H&M” dhe “JOW Fashion”. “Sa herë që dal në skenë ndihem shumë mirë. Është diçka e mrekullueshme”, shprehet ajo.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriAida Husaj
- Prejardhja:Peja
- Vendi ku vepron:Holandë
- Profesioni:Miss Teen Noord Brabant 2016
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?