Lajme
AI po zgjeron hendekun digjital mes brezave në Zvicër
Një studim i Universitetit të Cyrihut tregon se inteligjenca artificiale po thellon diferencën digjitale mes brezave. Ndërsa të rinjtë 20-29 vjeç ndihen më të integruar në botën digjitale, vetëm 20% e personave mbi 70 vjeç janë të rehatshëm me përdorimin e AI gjeneruese.
Që nga lansimi i ChatGPT, përdorimi i AI-së gjeneruese ka shënuar rritje të ndjeshme: nga 37% në 2023 në 73% në 2025, me 84% të të rinjve 14-19 vjeç që përdorin AI të paktën një herë në muaj.
Shumë zviceranë shprehin frikë nga ndikimi i AI-së: gjysma e përdoruesve të internetit besojnë se AI mund të zhvillohet në inteligjencë artificiale të përgjithshme që mund të tejkalojë aftësitë njerëzore, ndërsa shqetësimet për mbikëqyrje, privatësi dhe pabarazi shoqërore mbeten të larta.
Dijitalizimi i shoqërisë po ecën me ritme të shpejta: zviceranët kalojnë mesatarisht 5.7 orë në internet çdo ditë, dhe dy të tretat e transaksioneve tashmë bëhen pa para fizike.
Ky studim nënvizon nevojën për një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj teknologjive digjitale për të mos lënë pas brezat më të moshuar.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











