CH-Ballkani
Ahmeti: S’mund të ketë Shqipëri të Madhe
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti porositi se nuk do të ketë unifikim kombëtar të Shqiptarëve në një shtet, por se ata duhet t’i përforcojnë shtetet ku jetojnë dhe së bashku të integrohen në Bashkimin Evropian.
Ahmeti në emisionin “Presing” në televizionin T7 tha se “nuk ka shqiptar i cili nuk e dëshiron Shqipërinë dhe i cili nuk dëshiron unifikim kombëtar”, por se punët kanë ndryshuar shumë nga vitet e 90-të të shekullit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
“Shqiptarët tani duhet të tentojnë për t’u bashkuar në Evropë, me integrimin e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Alternativë tjetër nuk ka. As për Shqiptarët, as për fqinjët tanë”, u shpreh Ahmeti.
Duke folur për idetë për ndarjen territoriale, lideri i BDI-së tha se “koncepti i ndarjeve është i dëmshëm për shqiptarët”.
“Në radhë të parë, nuk keni asnjë mënyrë si të ndaheni. Nuk mund të ndani kufijtë as me fije peri e as me vizore”, tha Ahmeti.
Për të ashtuquajturën “Shqipëria e Madhe”, lideri i BDI-së tha se ky koncept shqiptarëve ia kishin imponuar të tjerët.
“Nuk është Shqipëria as e madhe, as e vogël. Është aq sa është”, tha Ahmeti në intervistën për televizionin T7.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











