Lajme
Ahmeti: Nuk do të ndalem deri në rrëzimin e kësaj qeverie
Sipas Shpend Ahmetiti, Astrit Dehari, i cili vdiq tragjikisht në Burgun e Prizrenit, është shantazhuar nga njerëzit e pushtetit, duke e kërcënuar me 10 vjet burg
Kryetari i komunës së Prishtinës dhe ish-nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti thotë se ndjeri Astrit Dehari, i cili vdiq tragjikisht në Burgun e Prizrenit, është shantazhuar nga njerëzit e pushtetit, duke e kërcënuar me 10 vjet burg, vetëm që ai të bashkëpunonte me ta kundër Vetëvendosjes.
Ahmeti në Klan Kosova tha se kurrë nuk do të pushoj deri në përmbysjen e kësaj qeverisje që i vret njerëzit.
“Astritit i kanë shkuar edhe i kanë thanë fillo të bashkëpunosh me pushtetin, se këto aktakuza po vijnë për shkak të Vetëvendosjes. Mirëpo, unë kam pyetur babin e Astrit dhe ai më ka treguar se Astrit u ka thënë ‘edhe 20 vjet mund të m’i jepni nuk do të pranojë bashkëpunim. Çfarë pushteti është ky?”, ka pyetur Ahmeti.
Sipas tij, mos të ishte në burg, sot Astriti do të ishte gjallë!
“Kjo është për mua neglizhencë, vrasje politike. Sot Astriti nuk është me ne për shkak të vrasjes politike. Vdekja e Astritit është përgjegjësi e shtetit. Nuk besoj që mund të flemë rehat në një shoqëri ku mund të arrestohesh pa pik faji dhe të vdesësh në mënyrë të tmerrshme”, thotë Ahmeti.
I nevrikosur ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta larguar këtë Qeveri.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











