Kosova
Ahmeti: Nis zbatimi i fondit prej 5 milionë eurove për bizneset
Shpend Ahmeti: “Në momentin që aplikoni, sistemi do të bëjë lidhjen me të dhënat e Administratës Tatimore, për ta lehtësuar edhe formularin, në mënyrë që mos të humbet kohë në mbushjen e të dhënave. Taksat tuaja janë paratë tuaja, dhe përdoren për ju”.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se fondi i bizneseve prej pesë milionë eurosh do të fillojë zbatimin nga sot, përcjell albinfo.ch.
Kështu është shprehur Ahmeti me anë të një postimi në Facebook, ku tutje shkruan se çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50 mijë euro në vit, e që ka pësuar humbje si pasojë e pandemisë, do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës.
Ai ka publikuar edhe vegëzën, ku mund të aplikohet.
“Aplikimi është i thjeshtë, vegëza në vazhdim ju dërgon në faqen ku duhet t’i plotësoni të dhënat e kërkuara.
Vegëza: https://granteekonomike.prishtinaonline.com/Ndihma është e targetuar dhe është për bizneset e vogla”, shkruan Ahmeti.
“Në momentin që aplikoni, sistemi do të bëjë lidhjen me të dhënat e Administratës Tatimore, për ta lehtësuar edhe formularin në mënyrë që mos të humbet kohë në mbushjen e të dhënave. Taksat e juaja janë paratë tuaja, dhe përdoren për ju”, njofton tutje ai.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












