Lajme
Ahmeti: Mustafa të japë dorëheqje, nuk po din të qeverisë
“Regjimi i Isa Mustafës ka filluar të behet i egër. Kjo nuk do të zgjasë shumë...lirojeni postin që nuk po dini ta mbani”, thotë Shpend Ahmeti
Përplasjes politike ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe Lëvizjes Vetëvendosje i është përfshirë edhe kryetari i komunës së Prishtinës, dhe nënkryetari i LVV, Shpend Ahmeti i cili kërkoi nga kryeministri të japë dorëheqje për mungesë aftësie për ta drejtuar Qeverinë.
Në konfliktin që kaloi edhe me fyerje dhe ofendime të rënda, u përfshi Ahmeti pasi që kryeministri Mustafa tha se njerëzi që e kanë gjuajtur me ve veturën e tij, marrin rrogë nga Shend Ahemti e Dardan Sejdiu. Ai aludoi në arrestimin e njërit nga bashkëpunëtorët e Ahmetit, Sali Zybën që u arrestua nga policia.
Por në reagimin e tij, Ahmeti ka shkruar se ai dhe nënkryetari Sejdiu nuk i japin rrogë askujt, por punëtorët në komunë paguhen nga taksat e qytetarëve. Shpendi ka shkruar në profilin e tij, se me atë se çfarë ka deklaruar Mustafa i bie se ai punëtoret në qeveri i shesh si të tij.
“Se pari, askush nuk merr rrogë te Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu. Njerëzit marrin rrogë te komuna e Prishtinës e nga taksat e qytetareve. Ata janë qytetare te Republikës së Kosovës. A i bien kjo që Isa Mustafa e konsideron çdo punëtorë te qeverise në rrogë të Isës, si me qenë ndonjë biznes. Kjo atëherë shpjegon faktin që familjaret mund të marrin tenderë sepse janë brenda biznesit të tij”, shkruan Ahmeti.
Se dyti, Mustafa, sipas tij, ka filluar shumë të thirret në polici e prokurori me urdhra se si duhet te veprojnë.
“E kuptojmë se këto institucione mund të jenë të kapura por qytetaret nuk jetojnë më në vitin 1998-1999. E treta, rrahja e një punëtori të komunës në oborr të komunës kujton fotografi të dhimbshme të kohërave tjera. Fatmirësisht e xhiruar në video, e fatkeqësisht e urdhëruar nga një kryeministër i Republikës, rrahja tregon që regjimi ka filluar të behet i egër. Kjo nuk do të zgjasë shumë. Lirojeni Zyben dhe të tjerët, ballafaqoni me kritikat e qytetareve e lirojeni postin që nuk po dini ta mbani”, shkruan Ahmeti.
Ndryshe, konflikti ndërmjet kryeministrit Mustafa dhe Lëvizjes Vetëvendosje filloi pasi Albin Kurti, kundërshtoi marrëveshjen e Brukselit me Serbinë dhe marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ai tha se në këtët pazar janë përfshirë djemtë e Isa Mustafës dhe vëllazëritë e Hashim Thaçit. E kjo deklaratë nuk i pëlqeu Mustafës dhe Kurtin e quajti gomar.
Pa kësaj filluan akuzat në drejtim të Mustafës, prandaj derisa ai po shkonte në intervistë në RTK, aktivist të Vetëvendosje e gjuajtën me vezë dhe quajtën tradhtar. Madje Mustafa u gjet në defensivë, pasi u zbulua se djemtë e tij kanë marrë një tender nga Qeveria për servisimin e një veture BMW në vlerë 2900 euro.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










