Kosova
Ahmeti Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, pas deklaratës që bëri për gjuhën shqipe në Maqedoni.
Në takimin që BDI-ja pati në Butel, Ahmeti tha se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare dhe se do ta mbrojnë këtë dhe shtoi se, pavarësisht se a është BDI-ja në pozitë ose në opozitë, nuk do të lejojnë që Marrëveshja e Ohrit të preket.
“Sonte në Butel në mbledhjen me popullin të organizuar nga Dega e BDI-së, para qindra simpatizantëve e anëtarëve të partisë lideri Ali Ahmeti porositi të gjithë faktorët politikë brenda dhe jashtë shtetit se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare dhe me tërë qenien tonë do ta mbrojmë këtë.
Marrëveshja e Ohrit është arritur me gjakun e dëshmorëve e është jetësuar me djemtë më të mirë të UÇK-së që vazhduan idealin e tyre në BDI, andaj sa të jetë gjallë BDI-ja, në opozitë ose në pozitë, themelet e Marrëveshjes së Ohrit nuk tolerojmë të preken.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










