Maqedonia
Ahmeti: Do ta mbrojmë legjitimitetin e votës së shqiptarëve
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, tha të mërkurën në Tetovë se Fronti Evropian është përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe jo koalicioni VLEN, që tani është pjesë e shumicës së re parlamentare dhe pritet të jetë pjesë e Qeverisë së re.
Ahmeti tha se BDI-ja dhe Fronti Evropian janë përfaqësues legjitimë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, andaj edhe paralajmëroi “aktivitete për mbrojtjen e votës së shqiptarëve”.
Në paraqitjen para mediave së bashku me drejtuesit e Frontit Evropian që përbëhet nga disa parti shqiptare dhe katër parti të etniteteve tjera, Ahmeti tha se çdo përpjekje për të “shkelur në vullnetin e shqiptarëve dhe të komuniteteve të tjera do të kundërshtohet fuqishëm nga Fronti Evropian”.
Në bazë të rezultateve të KSHZ-së, në zgjedhjet parlamentare më 8 maj, Fronti Evropian ka fituar 18 mandate të deputetëve, kurse koalicioni VLEN, 14.
“Vota juaj nuk guxon të shkojë huq dhe ne jemi këtu bashkë me ju që t’i prijmë fitores suaj dhe ta zbatojmë vullnetin tuaj si fitimtarë”, tha Ahmeti duke mos sqaruar se çfarë masash do të ndërmerren në mbrojtje të asaj që ai e quan “legjitimitet i shqiptarëve”.
Por, drejtuesit e koalicionit VLEN, gjithashtu, pretendojnë se janë përfaqësues legjitimë pasi thonë se ka fituar “vota të pastra shqiptare” kundrejt Frontit Evropian që në zgjedhje ka marrë vota edhe nga bashkësitë tjera etnike.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se opinioni me kohë do të njoftohet me masat që do të ndërmerren, duke theksuar se do të shfrytëzohen të gjithë “mekanizmat” për mbrojtjen e “fitores” në zgjedhjet e 8 majit.
I pyetur nëse braktisja e punimeve të Kuvendit të martën, në të cilën Afrim Gashi nga koalicioni VLEN dhe VMRO DPMNE-ja u zgjodh për kryetar të Kuvendit, Ahmeti tha se “ndihej i fyer të qëndronte në një seancë të tillë.
“Nuk bëhet fjalë për bojkot. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat demokratik për mbrojtjen e legjitimitetit të fituar. Ne morëm pjesë në Kuvend në verifikimin e mandateve, por e braktisëm sallën sepse ndiheshin të fyer pasi po shkelej legjitimiteti i të gjitha atyre që votuan më 8 maj”, u shpreh Ahmeti.
Ai akuzoi drejtuesit e koalicionit VLEN për shkeljen e një marrëveshjeje që, sipas Ahmetit, është arritur mes partive shqiptare qysh në fund të vitit të kaluar se asnjë parti shqiptare nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re pa marrjen e garancive për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimin e integrimit evropian”.
Kreu i BDI-së, Ahmeti, tha se përgjegjësia mbi të gjitha zhvillimet e mëtejme në Maqedoninë e Veriut, bie mbi mandatarin për formimin e Qeverisë së re, Hristijan Mickovski.
Ai akuzoi VMRO DPMNE-në se gjatë viteve të fundit ka udhëhequr politikë antishqiptare me deklarata “naziste”, si dhe politikë kundër Bashkimit Evropian, NATO-s, SHBA-së si dhe kundër marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Ne jemi në mbrojtje të legjitimitetit dhe fare nuk tërhiqemi. Qerpiku nuk na dridhet, sepse jemi në të drejtën tonë”, tha Ahmeti./REL
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) uron muajin e Ramazanit. Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër njofton... -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













