Kosova
AGK dhe rrjeti “SafeJournalist” me deklaratë të përbashkët për KPM-në: Hap i rrezikshëm drejt politizimit
Rrjeti ‘SafeJournalists’, ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me vendimin e Komisionit të Pavarur për Media (KPM) për të zgjedhur kryetarin e ri përmes një procesi të përshpejtuar, vetëm disa ditë para skadimit të mandatit të kryesuesit aktual, Jeton Mehmeti.
Sipas deklaratës së përbashkët me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, ky vendim cenon pavarësinë e KPM-së dhe shtron pyetje serioze ligjore lidhur me ndryshimet e fundit në rregulloren e institucionit.
Ndryshimet përcaktojnë se kryesuesi i ri duhet të zgjidhet vetëm pas përfundimit të mandatit aktual ose në rast shkarkimi, por janë miratuar pa respektuar procedurat e domosdoshme, siç është debati publik 15-ditor, transmeton albinfo.ch.
Shkelje të transparencës dhe ndikime politike
Ndryshimet në rregullore, të miratuara pa përfshirjen e palëve të interesuara, ngrejnë dyshime për shkelje të qëllimshme të transparencës dhe krijojnë një konflikt të rëndësishëm interesi.
Për më tepër, sipas tyre, përzgjedhja e kryesuesit të ri është kritikuar si një proces i ndikuar nga motive politike dhe jo nga meritat profesionale.
“Ky vendim shënon një ndërhyrje të hapur politike dhe një përpjekje për të minuar pavarësinë e KPM-së. Lavdërojmë punën e Jeton Mehmetit për ruajtjen e pavarësisë së institucionit, por ky zhvillim i fundit paraqet një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe lirinë e medias në Kosovë”, tha kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha.
Thirrje për veprime nga institucionet dhe komuniteti ndërkombëtar
“SafeJournalists” dhe AGK u bëjnë thirrje institucioneve relevante që të shqyrtojnë dhe sfidojnë këtë vendim në përputhje me sundimin e ligjit.
Ata gjithashtu kërkojnë nga organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile që të monitorojnë nga afër situatën dhe të mbështesin përpjekjet për mbrojtjen e lirisë së medias.
Në përfundim, SafeJournalists theksoi se çdo sulm ndaj gazetarëve dhe institucioneve të pavarura është një sulm ndaj demokracisë dhe interesit publik, duke premtuar se do të vazhdojë të raportojë dhe të mbrojë pavarësinë e mediave në rajon.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










