Kosova
Bruksel: Shefi i ri i Këshillit Evropian sot pret liderët e Ballkanit Perëndimor
Ka një agjendë të ngjeshur sot në Bruksel për liderët nga Ballkani Perëndomor
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të jetë gjatë ditës së sotme në Bruksel.
Kjo vizitë në Bruksel vjen me ftesë të përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Kurti sot pritet të takohet edhe me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do t’i takojë liderët e Ballkanit Perëndimor. Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të BE-s, presidenti i KE-së, Antonio Costa, fillimisht do të presë në takim kreun e Qeverisë shqiptare, Edi Ramën, me fillim nga ora 17:00. Ndërsa nga ora 18:30 ai do të presë për takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në orën 20:00, sipas agjendës, do të zhvillohet takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Në Bruksel prezent do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Vuçiq pak minuta më parë tha se e pret një ditë e vështirë, pasi do të ketë takime me të gjithë zyrtarët e sapoemëruar të BE-së.
Ani pse në agjendën nuk figuron takimi me presidentin serb, Vuçiq konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Bruksel dhe takimin me presidentin e KE-së.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













