Lajme
Tirana, në mesin e 5 qyteteve që duhen vizituar për Krishtlindje
Agjencia e njohur e lajmeve evropiane “Schengenvisainfo.com” u sugjeron evropianëve që ta vizitojnë Tiranën për Krishtlindje, si një prej qyteteve evropiane që ofron pamje të mahnitshme për festa.
Me shumicën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen në “lockdown” dhe vendosjes së ndalimit të hyrjeve, udhëtarët e Krishtlindjeve që duan të provojnë sesi festohen Krishtlindjen jashtë vendit, nuk janë në gjendje të vizitojnë disa nga qytetet evropiane të njohura për atmosferën e tyre të Krishtlindjeve.
Por, Agjencia e njohur e lajmeve evropiane “Schengenvisainfo.com” u sugjeron evropianëve disa mundësi mjaft të mira për ata që dëshirojnë të kalojnë Krishtlindjen në Evropë. Gjermania, Franca dhe vendet e tjera të BE-së mund të jenë të njohura për tregjet e tyre të Krishtlindjes, por vende të tjera si Shqipëria, Turqia dhe Rusia, e festojnë Krishtlindjen në një nivel krejt tjetër.
Ndërsa udhëtarët mund të marrin një shije të një Krishtlindjeje perëndimore në këto vende, ata gjithashtu do të hasin traditat lokale të Krishtlindjes; edhe Krishtlindjen e festuar nga fetë e tjera, ose në një datë krejt tjetër.
“Schengenvisainfo.com” shkruan se Shqipëria njihet për verërat e saj të gjata dhe të nxehta, bregdetin e saj të bukur dhe trashëgiminë kulturore. Sidoqoftë, është gjithashtu një destinacion i mrekullueshëm për ata që dëshirojnë të kalojnë pushimet e fundvitit jashtë vendit të tyre, përcjell Albinfo.ch.
Me mbi gjysmën e popullsisë së saj të vetëshpallur myslimanë dhe vetëm rreth 10 për qind katolikë dhe shtatë për qind ortodoksë, ndokush do të pyeste veten se si është e mundur që Shqipëria të jetë një destinacion i Krishtlindjes.
Shpesh e quajtur “feneri i fundit i tolerancës fetare në Evropë”, Shqipëria është një vend i harmonisë fetare dhe të gjitha fetë jetojnë së bashku, jo vetëm pa shqetësuar njëra-tjetrën, por edhe duke festuar me njëri-tjetrin data të rëndësishme fetare.
“Schengenvisainfo.com” thekson se Tirana, është mbuluar me drita gjatë Krishtlindjeve dhe një pemë gjigante është zbukuruar në sheshin kryesor të kryeqytetit, ndërsa pemë të tjera janë vendosur nëpër të gjithë qytetin.
Gjithashtu, zakonisht, organizohen edhe tregjet e Krishtlindjes. “Gjëja më e rëndësishme që duhet të dini është se aktualisht, Shqipëria nuk ka një ndalim hyrjeje. Dhe megjithëse ekzistojnë procedura të kontrollit shëndetësor në aeroporte dhe porta të tjera hyrëse, nuk kërkohet asnjë test negativ i COVID-19”, shkruan “Schengenvisainfo.com”.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












