Kosova
Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë publikon raportin e fundit nga reshjet dhe intervenimet
Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë ka publikuar raportin e fundit për situatën nga reshjet atmosferike gjatë orëve 22:00 – 08:00 të datës 11.01.2026, duke bërë të ditur gjendjen e rrugëve, lumenjve dhe ndërhyrjet emergjente në të gjithë territorin e Kosovës.
Sipas raportit, Prishtina ka pasur vërshime në rrugën e Çagllavicës dhe në nënkalimet për Obiliq, kryesisht si pasojë e kanalizimeve të bllokuara.
Në Fushë Kosovë, u raportuan vërshime në fshatrat Lismir, Kuzmin dhe Sllatinë e Madhe. Ndërkohë, rajoni i Mitrovicës kishte situatë kritike në lagjen “2 Korriku”, ku rreziku i daljes së lumit Sitnica nga shtrati ishte i mesëm.
Operacioni parandalues për këtë zonë përfundoi me sukses, duke vendosur rreth 200 metra mur mbrojtës me thasë zalli, me pjesëmarrjen e AME, NJPZSH Mitrovicë Jugore dhe Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Sa i përket rajonit të Ferizajt, u raportuan pesë raste vërshimesh në fshatrat Prelez, Mohoc, Tërrnë dhe Balaj, ku dy të moshuar u evakuuan nga zona e rrezikut. Pompat janë aktive për të parandaluar përhapjen e ujit. Në rajonet e tjera, si Lipjan, Podujevë, Shtime, Prizren, Suharekë, Malishevë, Rahovec dhe Dragash, situata mbetet stabile dhe rrugët janë të kalueshme.
Raporti nënvizon gjithashtu se reshjet e borës që kanë filluar në shumicën e komunave kanë zbutur rrezikun nga vërshimet, ndërsa kujdesi për të evakuarit vazhdon.
Autoritetet theksuan se Qendra Operative e AME-së mbetet në gatishmëri të plotë për ndërhyrje emergjente, duke përfshirë aktivizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbështetje parandaluese.
AME apelon tek qytetarët që të respektojnë sinjalizimin dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit, sidomos në zonat e përmbytura dhe pranë lumenjve.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete 1 Marsi, Dita e Ndërgjegjësimit për Përdoruesit e Karrocës (Wheelchair Day)... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













