Opinione
Agjërimi për miliona myslimanë anekënd botës fillon nesër!
Shkruan për Albinfo.ch, Xhabir Hamiti, Profesor i studimeve Islame
-Akti i agjërimit është vendim personal i njeriut besimtar të vetëdijshëm.
-Në raport me Zotin, çdo punë dhe veprim që njeriu e bëne, përfshirë edhe agjërimin, e bën për hir të Tij dhe jo për njerëzit, ndryshe veprimi kalon në syfaqësi.
-Mos e akuzoni dhe mos e paragjykoni asnjë njeri pse nuk agjëron, sepse gjithsecili i ka arsyet e veta, të cilat ne nuk mund t’i dimë. Fundja, ti nuk je ai që ia dhuron shpërblimin agjëruesit e as ndëshkimin mosagjëruesit !
-Një agjërues mund të përmbushë një obligim të besimit, por kjo nuk do të thotë se ai është më i mirë nga të gjithë njerëzit, duke u mjaftuar me vetëm këtë veprim të tij.
-Agjërimin Zoti mund ta pranojë nga besimtarët, por nuk i amniston ata nga veprimet e tyre të liga në raport me njerëzit, sidomos nëse ata vazhdojnë të zhvillojnë padrejtësi dhe nuk i lënë veprimet e tyre të liga dhe djallëzore kundër njëri-tjetrit.
-Mos i detyroni dhe mos i shtrëngoni fëmijët që të agjërojnë në moshën e tyre të njomë. Mjafton që në këtë fazë të jetës së tyre ata të kuptojnë dhe t`u pyesin juve për abstenimin tuaj nga ushqimi dhe pijet që i bëni brenda ditës në emër të Zotit.
-Mos i fyeni, e as mos u zemëroni nga të gjithë ata që gjatë ditëve të agjërimit hanë dhe pinë nëpër rrugë apo restorante, sepse aty mund të ketë njerëz të konfesionit tjetër fetar, mund të ketë ateistë, agnostikë, siç edhe mund të ketë njerëz me sëmundje kronike apo të shtyrë në moshë të skajshme etj.
Prandaj, agjërimi përveç adhurimit të Zotit, le të reflektojë edhe kulturë të sjelljes së mirë e të butë me njerëz, solidarizim dhe afërsi me nevojtarët dhe të vobektit, dhe dashuri të shtuar e të sinqertë me më të dashurit tanë.
Agjërim të lehtë e të pranuar !
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










