Lajme
Agim Ramadani dhe Sali Çekaj në pulla postare
"Agim Ramadani dhe Sali Çekaj janë dy prej figurave më të shquara të UÇK-së. Vepra dhe sakrifica e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës janë pjesë e ndritur e historisë së popullit tonë me të cilën krenohemi të gjithë"
Me rastin e 17-vjetorit të Betejës së Koshares, Posta e Kosovës ka vënë sot në qarkullim dy pulla postare me imazhet e heronjve Agim Ramadani dhe Sali Çekaj. Beteja e Koshares është një prej betejave më të lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Agim Ramadani dhe Sali Çekaj janë dy prej figurave më të shquara të UÇK-së. Vepra dhe sakrifica e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës janë pjesë e ndritur e historisë së popullit tonë me të cilën krenohemi të gjithë, thuhet në një komunikatë të PTK-së,
Për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, luftëtarët e lirisë Agim Ramadani dhe Sali Çekaj janë nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës”.
Emetimi i pullave postare me portretet e dy dëshmorëve është një nder i veçantë për Postën e Kosovës. Ato do ta rrisin edhe më shumë vlerën e Filatelisë së Postës së Kosovës.
Vlerat tona historike dhe kombëtare do të promovohen edhe në të ardhmen përmes imazheve të pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës, përfundon komunikata.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











