Lajme
Aftësitë gjuhësore ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në mesin e nxënësve zviceranë
Në fund të shkollimit të tyre, një përqindje mjaft e lartë e nxënësve arrijnë aftësitë bazë të leximit në gjuhën e shkollës. Megjithatë, kur bëhet fjalë për drejtshkrimin dhe gjuhët e huaja, ka dallime të konsiderueshme.
Kjo sipas rishikimit të aftësive bazë të vitit 2023, rezultatet e të cilit u prezantuan nga Konferenca e Drejtorëve Kantonalë të Arsimit (EDK) të enjten.
Ndryshimet në drejtshkrim dhe gjuhë të huaja u gjetën të jenë rajonale dhe kantonale, shkruan swissinfo. Kishte edhe karakteristika individuale përsa i përket aftësive gjuhësore: Gjinia, prejardhja sociale, gjuha e huaj dhe statusi i migrimit, transmeton albinfo.ch.
Në përgjithësi, EDK konkludon nga gjetjet e matjes së parë në vitin e 11-të shkollor se masat duhet të shqyrtohen në pjesë të ndryshme të vendit dhe në kantone në mënyrë që t’u mundësohet më shumë nxënësve të arrijnë aftësitë bazë. Ekziston gjithashtu arsye për një shqyrtim themelor të pritshmërive të kompetencës për gjuhët e huaja dhe drejtshkrimin.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











