Lajme
Afrohen palët, por marrëveshje s’ka
Kryeministrat, Thaçi dhe Daçiq nuk arritën të merren vesh në raundin e 9-të negociator në Bruksel. Ishte vetëm një pikë që i ndau palët. Baronesha Ashton u deklarua më optimiste kësaj here
As raundi i nëntë i bisedimeve në nivel kryeministrash që u zhvillua në Bruksel deri në orët e vona të natës, nuk arriti një marrëveshje për komunat serbe të veriut. Edhe kësaj radhe ishte pala serbe e cila refuzoi planin 15 pikësh të baroneshës Catherine Ashton për normalizimin e raporteve Serbi-Kosovë.
Takimi i nëntë ndërmjet kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq ka zgjatur më shumë se 14 orë, por në fund nuk doli ajo që ishte pritur-marrëveshja. Megjithatë kësaj radhe palët ishin afër marrëveshjes, sepse ishte vetëm një pikë që i ndau.
Baronesha Ashton e cila u paraqit në një konferencë për media, kësaj radhe u deklarua më optimiste. Ajo tha se palët kanë vetëm edhe disa orë kohë për të pranuar marrëveshjen. Ajo të hënën, më 22 prill do të raportojë para Këshillit të Evropës për çështje të përgjithshme, përfshirë edhe dialogun.
“E kam thënë herën e kaluar se dallimet janë të ngushta, por të thella. Mund ta them me besim të plotë, se sot, dallimet janë të ngushta, por të cekëta. Derisa po përgatitemi për takimin e Këshillit për Çështje të Përgjithshme të hënën ku do ta bëjë raportin tim, na kanë mbetur edhe disa orë”.
“Shpresoj se deri atëherë palët, të dyja delegacionet do të reflektojnë se a do të mund të ndërmarrin hapat final të nevojshëm për t’i dhënë fund kësaj marrëveshjeje dhe për të lëvizur popujt e tyre drejt së ardhmes”, është shprehur baronesha Ashton.
Deklarata e saj në Këshillin e Evropës do të jetë zëri final që do t’u mundësoj palëve integrimin në BE, Serbisë marrjen e datës, ndërsa Kosovës bisedimet për MSA.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërkaq tha se pala serbe për të tretën herë po e refuzon propozimin e baroneshës Ashton, ndërsa Kosova po e pranon. “Për të tretën herë Kosova i thotë ‘Po’, propozimit të baroneshës Ashton. Ne kemi ardhur si në mars ashtu edhe në prill për ta pranuar, por pala serbe përsëri e refuzoi”, tha Thaçi.
Sipas tij, Beogradi duhet të ndryshojë qasjen, sepse siç u shpreh ai ”jemi në vitin 2013 dhe me kokën e Vojisllav Sheshelit nuk arrihen zgjidhjet”.
Ai po ashtu tha se Prishtina do të dërgojë një letër 27 vendeve anëtare të BE-së, me anë së cilës do t’i njoftojë ato rreth qëndrimit refuzues të palës serbe në këtë dialog.
Ndërkaq kryeministri serb, Ivica Daçiq tha se nuk shtë korrekte të thuhet se Serbia po e refuzon marrëveshjen, ndërsa Kosova po e pranon. Ai tha se janë 15 pika të propozuara nga baronesha Ashton dhe të gjitha i ka pranuar Serbia përveç pikës 14, e cila flet për integrimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.
Sipas Daçiqit, Prishtina zyrtare ka kërkuar që të kushtëzoj Serbinë me pranimin e pikës 14, e cila thotë që palët të mos e pengojnë njëra- tjetrën në integrime në institucione ndërkombëtare.
“Kosova nuk mund të pengojnë Serbinë në këtë drejtim, prandaj kjo nuk ka se si të interpretohet ndryshe, pos si kërkesë në vete që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës, gjë që Serbia nuk do ta bëj asnjëherë”, tha ai.
Kryeministri Daçiq do të konsultohen edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, nga i cili do të kërkojnë që të mos ketë trupa të Forcave të Kosovës në veri. Ai po ashtu tha se deri të dielën do të konsultohet edhe me zyrtarët tjerë në Beograd për propozimin e baroneshës Ashton.
Ndryshe, në këtë nivel negociatash Serbia është shprehur ë e kënaqur, sepse disa ka fituar më shumë kompetenca për serbët në veri, përfshirë komandantin e policisë dhe disa të drejta të tjera.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










