Lajme

Afro 10 mijë raste të reja me Covid, brenda 72 orëve, në Zvicër

Në 72 orët e fundit, 9702 infeksione të reja me koronavirus u raportuan në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testimeve të kryera është 94 706. BAG raporton gjithashtu 20 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 85 persona të tjerë u shtruan në spital. /Albionfo.ch