Lajme
Afro 10 mijë mërgimtarë aplikuan për të votuar në zgjedhjet lokale të Kosovës
Sot përfundon afati për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Mësohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar 9 mijë e 600 aplikime deri të martën, për regjistrim si votues jashtë vendit.
Në një prononcim për mediat kosovare, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se sot është afati i fundit kur votuesit nga jashtë mund të aplikojnë për regjistrim.
“Deri më tani kemi pranuar rreth 9 mijë e 600 aplikime për regjistrim si votues jashtë Kosovës. Afati për këtë periudhë përfundon më 18 gusht”.
“Pas kësaj date do të kemi një raport të detajuar nga shërbimi votues se sa nga këta aplikues janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe sa jo, pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore”, është shprehur ai.
Gjithashtu, ai tha se pas regjistrimit të suksesshëm, të gjithë votuesit mund të kryejnë këtë proces përmes postës nga data 15 shtator.
“Të gjithë aplikuesit që arrijnë të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, do të mund të votojnë përmes postës në një fazë të mëvonshme, e cila fillon më 15 shtator. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor”.
“Duke u mbështetur në rregullën zgjedhore për votimin jashtë vendit, është detyrë e KQZ-së që të përpilojë listën votuese jashtë Kosovës. Kjo listë duhet të përmbajë të dhënat e atyre votuese që me sukses janë regjistruar për votim jashtë Kosovës dhe t’i largojë emrat e tyre nga lista votuese që shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve”, tha ai.
Zgjedhjet për kryetar komunash dhe kuvend komunale mbahen më 17 tetor.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













