Zhvillim
Afër 40 % e ekonomisë kosovare, “në të zezë”
Nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe nga Qeveria, pranohet se ekonomia joformale është deri në 40 për qind

Shkalla e ekonomisë joformale në Kosovë arrin në rreth 34 për Qind të ekonomisë kosovare në përgjithësi. Ulja e kësaj dukurie dhe ekrimeve financiare janë në fokus të strategjisë që kanë promvuar autoritetet kompetente.
Ndërkohë, ekonomia joformale në Kosovë, nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe nga Qeveria, pranohet se është deri në 40 për qind. Ky evazion fiskal për ekspertë të çështjeve ekonomike konsiderohet mjaft shqetësues, pasi që po krijon konkurrencë të padrejtë në ekonominë e tregut.
Angazhimet tre vjeçare të Qeverisë së Kosovës për luftimin e ekonomisë joformale, korrupsionit dhe formave tjera të ekonomisë së zezë, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike nuk kanë dhënë efekte pozitive.
Sipas asaj që AgronDemi, kryeshef ekzekutiv në Institutin për Studime të Avancuara GAP ka thënë për Radion Evropa e Lirë, autoritetet kompetente nuk janë treguar të vullnetshme për të luftuar ekonominë joformale.
“Qeveria e Kosovës kishte aprovuar një plan veprimi për luftimin e ekonomisë joformale, ku edhe atëherë para tre viteve ishte konstatuar se ekonomia joformale sillet nga 35 deri në 40 për qind, dhe tash pas tre viteve thuajse përsëritet e njëjta shifër e ekonomisë joformale, që do të thotë se prej kohës së aprovimit të atij plani, deri më tani nuk është arritur asgjë në luftimin e kësaj dukurie”, thekson Demi.
Qeveria e Kosovës në vitin 2012 kishte vendosur në prioritetet e politikave të saj, parandalimin e ekonomisë joformale.
Ishte themeluar edhe Task-Forca e përbërë nga Policia, Doganat dhe Administrata Tatimore, që kishte për qëllim ashpërsimin e masave ndaj atyre që dëmtojnë shtetin, përmes fshehjes së tatimeve dhe evazionit fiskal.
Demi thekson se pavarësisht këtyre angazhimeve të autoriteteve të vendit për luftën ndaj ekonomisë joligjore, ky fenomen vazhdon të jetë i pranishëm, duke dëmtuar kështu rëndë ekonominë.
“Se sa e dëmton vendin një ekonomi jo formale kaq e lartë, tregon krijimi i një ambient të pafavorshëm dhe të pabarabartë për ato biznese që paguajnë tatimet me rregull. Ekzistenca e ekonomisë joformale po e dëmton konkurrencën në treg dhe sidomos ato biznese që punojnë ndershëm dhe respektojnë ligjet e Kosovës”, shton Demi.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Financave Avdullah Hoti, ka thënë se mos zbatimi i politikave fiskale në Kosovë ka bërë që ekonomia joformale të jetë deri në 40 për qind.
Ndryshe, një studim i bërë nga shoqatat ekonomike në Kosovë, i cili kishte vlerësuar shkallën e ekonomisë joformale, si përfundim ka nxjerrë se ekonomia joligjore në Kosovë merr 34.4 për qind të bruto-produktit vendor
E-Diaspora
-
Promovim libri në Konsullatën e Kosovës në Cyrih Promovohet libri “Kundrime Letrare” i autorit Mërgim Bekteshi, botim i Shtëpisë Botuese “Littera”...
-
Shqiptari, në listën e të kërkuarve nga Europoli, për vrasjen e bashkatdhetarit
-
Volketswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
Jeta në Austri
-
Qiraja e re, rregulla të reja: Si funksionojnë zgjatjet e kontratave të qirasë në Austri? Rinovimi i kontratës së qirasë në Austri nuk është gjithmonë i thjeshtë nga afatet ligjore deri...
-
Çmimi i arit mund të arrijë në afro 300 euro për gram, deri në vitin 2030
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025?
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri