Kosova
Afër 1 milion të huaj marrin një pasaportë të BE-së: Shqiptarët, në vendin e dytë
Në vendin e dytë të kësaj liste, pas marokenëve, janë shtetasit e Shqipërisë, me 67.000 të natyralizuar në ndonjërin nga vendet e BE-së. 54% të shtetasve të përmendur shqiptarë kanë marrë një pasaportë italiane ndërsa 42.3 % pasaportë greke
Gjatë vitit 2016 rreth 995 mijë persona, shtetas të huaj ose njerëz pa shtetësi, kanë fituar pasaportën e ndonjrëit nga shtetet e Bashkimit Evropian. Ky numër është më i madh se ai i një viti më parë (2015) kur nënshtetësinë e shteteve të përmendura e kishin fituar 841 mijë veta, shkruan presseportal.de, duke iu referuar Agjencisë Evropiane të Statistikave Eurostat. Ndërsa në vitin 2014 kishin qenë 889 mijë të tillë.
Nga numri i përmendur, 12 për qind janë shtetas të ndonjërit nga shtetet tjera anëtare të BE-së ndërsa sigurisht shumica dërmuese janë shtetas të vendeve të treta ose njerëz pa shtetësi.
Kështu, në vendin e parë për pajisje me një pasaportë të BE-së janë shtetasit e Marokut. 101.300 persona nga ky shtet gjatë vitit 2016 janë bërë qytetarë të BE-së. Është interesante se në vendin e dytë të kësaj liste janë shtetasit e Shqipërisë, me 67.000 të natyralizuar në ndonjërin nga vendet e BE-së, transmeton albinfo.ch. 54% të shtetasve të përmendur shqiptarë kanë marrë një pasaportë italiane ndërsa 42.3 % pasaportë greke.
Pas tyre vijnë shtetasit e Indisë (41.700), ata të Pakistanit (32.900), të Turqisë (35.000) etj. Ndërsa ndër shtetasit e vendeve të BE-së që kanë fituar edhe nënshtetesinë e një vendi tjetër po të BE-së, më së shumti ka rumunë (29.700) dhe polakë (19.800).
Ndërsa shtetasit e Kosovës në këtë drejtim janë nga fundi i listës, me gjithsej 9.500 të natyralizuar, përcjell albinfo.ch. Ndryshojnë po ashtu edhe shtetet ku ata janë natyralizuar: 41.6% në Gjermani, 37.7 % në Itali dhe 7.5″% në Suedi.
Numri i të huajve që gjatë vitit 2016 kanë fituar nënshtetësinë gjermane ka qenë 112.843. Më së shumti ndër ta ka pasur shtetas të Turqisë (14.4%), të Polonisë (5.9%) dhe të Rusisë (4.3%).
Shikuar sipas përkatësive të mëhershme shtetërore, rritjen më të madhe në krahasim me një vit më parë e kanë arritur shtetasit britanikë. Kështu, nëse në vitin 2015 ishin gjithsej 2478 britanikë që kishin fituar një pasaportë të ndonjë vendi të BE-së, në vitin 2016 ky numër u rrit për më shumë se dyfish, (165%) duke arritur në 6555.
Krahasuar me numrin e të huajve që tashmë jetonin në shtetet ku është bërë natyralizimi, përqindjen më të madhe të të natyralizuarve e ka Kroacia. Atje pasaportën kroate e kanë fituar 9.7 në 100 të huaj, përcjell albinfo.ch. Pas Kroacisë vjen Suedia me 7.9, Portugalia me 6.5 etj. ndërsa në Gjermani ky përpjestim është 1.3 në 100 të huaj. Akoma më e ulët është përqindja në Austri dhe në Letoni, gjithsej 0,68 në 100, që përbën shifrën më të ulët në gjithë BE-në.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









