Bota
AfD: Ne do ta ndryshojmë Gjermaninë
Nënpresidentja e AFD, Alice Weidel njoftoi se kjo parti do të kërkojë ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar shkeljet e ligjeve nga ana e kancelares Merkel lidhur me krizën e refugjatëve
Alternativa për Gjermaninë (AfD), parti e cila për herë të parë në zgjedhjet e djeshme ka siguruar hyrjen në parlament, ka paralajmëruar se do të ndryshojë vendin
“Ne do të ndjekim Merkelin, do t’ia kthejmë vendin popullin tonë”, tha një nga udhëheqësit, Alexander Gauland, pasi dolën rezultatet e sondazheve nga zgjedhjet parlamentare në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Nënpresidentja e AFD, Alice Weidel njoftoi se kjo parti do të kërkojë ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar shkeljet e ligjeve nga ana e kancelares Merkel lidhur me krizën e refugjatëve. Weidel premtoi se partia e saj do të jetë një kundërshtare konstruktive në parlament
AFD fitoi 13.5% të votave në Gjermani, por mori mbështetje prej 21.5% në pesë landet në ish-Gjermaninë komuniste lindore dhe aty renditet e dyta pas konservatorëve të kancelares Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se partia anti-imigracion dhe anti-islamike “Alternativa për Gjermaninë” është “një sfidë e madhe dhe e re” pas hyrjs së saj në Bundestagun, raporton AFP.
“Ekziston një sfidë e re e madhe për ne. E kjo është hyrja e “Alternativës për Gjermaninë” në Bundestag. Ne duam t’i kthejmë votat tona “, tha Merkel.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










