Kosova
Afati i fundit për vendimin e Kushtetueses për bllokadën në Kuvend
Masa e përkohshme për Kuvendin përfundon sot, sytë nga Kushtetuesja
Sot Gjykata Kushtetuese pritet të nxjerrë vendim lidhur me bllokadën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Më 26 korrik ka përfunduar afati i vendosur nga Kushtetuesja për konstituimin e Kuvendit. Pas kësaj, Gjykata vendosi një masë të përkohshme që nuk i lejoi deputetët të marrin asnjë veprim për konstituimin e Kuvendit për dy javë, deri më 8 gusht.
Për bllokadën në Kuvend në Kushtetuese janë deponuar tri kërkesa, një nga presidentja Vjosa Osmani, një nga Partia Demokratike e Kosovës dhe një nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Presidentja Osmani ka tërhequr kërkesën meqë gjykata për këtë lëndë e ka caktuar gjyqtar raportues Radomir Labanin. Sipas Osmanit, në bazë të informacioneve të institucioneve të sigurisë, gjyqtari serb përbën rrezik për rendin kushtetues të Kosovës.
Deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin në dhjetëra vazhdime të mbajtura çdo 48 orë të seancës konstituive që ka nisur më 15 prill.
Bllokada është shkaktuar te pika e tretë e rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit.
Në vazhdimet e para, Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve, e propozoi Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por ajo nuk i mori votat e mjaftueshme në disa tentime.
Më pas LVV-ja, falë edhe kryesuesit të seancës Avni Dehari, që vjen nga kjo parti, tentoi ta ndryshonte formën e votimit nga i hapur, në i fshehtë. Dhe për votim të fshehtë u tentua të krijohet një komision, që për gati 50 votime nuk i ka marrë votat e mjaftueshme. Opozita e deritashme e ka quajtur në vazhdimësi të kundërligjshëm këtë veprim të LVV-së.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












