Sport
Afaristi nga Zvicra bëhet kryetar i kampioneve të Kosovës
Afaristi i njohur kosovar, që jeton dhe vepron në Zvicër, Jakup Shabani, ka marrë postin e kryetarit të klubit të volejbollit “Drita” nga Gjilani.
Skuadra kampione në fuqi e ka marrë lajmin më të mirë, në periudhën kur më së shumti kjo i është dashur, meqë përkundër sukseseve të deritashme, i ka munguar tretmani që e meritonte ky klub, përcjell albinfo.ch.
Në kuvendin zgjedhor të mbajtur të premten në Gjilan, kuvendarët ia kanë dhënë mandatin e presidentit biznesmenit të njohur Jakup Shabani, i cili ka shprehur gatishmërinë të kthehet e të kontribuojë për klubet e vendit të origjinës së tij.
Shabani pasi është votuar nga delegatët është zotuar se së bashku me gjithë volejbolldashësit do të mundohet të bëjë më të mirën për Dritën dhe që këtij qytetit të vazhdojë t’i sjellë trofe e krenari.
Lajmin për zgjedhjen e Shabanit president e ka mirëpritur edhe trajneri i KV Drita, Lorik Ilazi, i cili në fjalën e tij e ka falënderuar afaristin kosovar dhe të njëjtën kohë është zotuar që të rrisë nivelin e paraqitjeve të Dritës, si në garat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












