Lajme
Afaristët serbë vazhduan protestat në veri
Afaristët serbë po konsiderojnë se marrëveshja për IBM-në ka qenë e panevojshme dhe në masë të madhe ka cenuar të drejtat e tyre për lëvizje të lirë
Pavarësisht tolerimeve që ka bërë Prishtina zyrtare për serbët e veriut, rreth implementimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), sërish afaristët serbë po vazhdojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre duke vazhduar protestat dhe bllokimin e rrugëve.
Afaristët serbë po konsiderojnë se marrëveshja për IBM-në ka qenë e panevojshme dhe në masë të madhe ka cenuar të drejtat e tyre për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave
Prandaj, sipas paralajmërimeve, tri ditë në javë, të hënave, të mërkurave dhe të premteve, afaristët serbë do të vazhdojnë protestat duke bllokuar rrugët që çojnë në drejtim të veriut, por duke bllokuar edhe magjistralen që lidhë Leposaviqin me Rashkën.
Sipas burimeve nga Mitrovica, rreth 100 serbë kanë bllokuar rrugët në tri lokale: rreth 1 kilometër nga kufiri në Jarinje, në Rudare të Zveçanit dhe në afërsi të urës kryesore të Ibrit, rruga që çon në “Lagjen e Boshnjakëve”.
Siç ka mësuar gazeta “Zëri”, rreth 50 serbë kanë bllokuar rrugën që çon në Jarinje, rreth një kilometër larg kufirit, rreth 20 serbë kanë bllokuar rrugën e Rudarit të Zveçanit, ndërsa 30 të tjerë janë vendosur dhe kanë bllokuar rrugën që çon në “Lagjen e Boshnjakëve”, në pranë urës kryesore të lumit Ibrët.
Gjatë kësaj periudhe sa ka vazhduar protesta, të gjitha dyqanet në Mitrovicë kanë qenë të mbyllura. Protesta ka zgjatë dy dorë në mesditë, ndërsa nuk kanë reaguar forcat e policisë.
Këto protesta kanë nisur pas datës 10 dhjetor, kur ka filluar të zbatohet marrëveshja e IBM-së, e cila ishte realizuar në kuadër të bisedimeve Prishtinë-Beograd. Kjo marrëveshje parashikonte që të gjitha mallrat që hyjnë nga Serbia të doganohen në veri, por pas protestave kjo masë është hequr.
Makinat me mallra deri në 3.5 tonë vetëm do të regjistrohen, por nuk do të doganohen. Kjo masë vlen vetëm deri më 10 janar.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












