Lajme
Afaristët nga diaspora, vizituan kompanitë e ndryshme të Kosovës
Bizneset e Kosovës dhe diasporës u mblodhën së bashku këtë fundjavë (më 2 dhe 3 korrik) për Konventën e Biznesit të Diasporës.
Konventa ofron një platformë për krijimin e lidhjeve të biznesit, rritjen e eksporteve dhe mbështetjen e rritjes ekonomike të Kosovës.
Kjo ngjarje u organizua nga USAID Kosovo Compete dhe degët evropiane të Rrjetit Global të Biznesve të Diasporës Shqiptare, në partneritet edhe me Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, Shoqata e Përpunuesve të Ushqimit – Pepeko, Shoqata Organika, STIKK – Kosovo ICT Association dhe Innovation Centre Kosovo, raporton albinfo.ch.
Gjatë ditës së djeshme janë mbajtur shumë takime B2B mes bizneseve.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme shumë afaristë të diasporës vizituan kompanitë e ndryshme të Kosovës, rreth punës dhe strategjive që kanë.
Në shumë kompani kosovare sot që u vizituan, u bisedua rreth bashkëpunimit dhe cilësisë së produkteve që ofron Kosova, e kjo patjetër kishte interes te madh nga kompanitë e disporës dhe mikpritjen e cilësuan se ishte fantastike nga kompanitë kosovare. /Albinfo.ch








Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









