Lajme
Aeroporti ku aeroplanët ofrojnë ‘spektakël’ mbi koka të njerëzve
Kjo ndodh për shkak se pas pistës ka një plazh

Në Aeroportin e Greqisë “Alexandros Papadiamantis”, aeroplanët kalojnë shumë pranë njerëzve, madje edhe mbi kokat e tyte.
Kjo ndodh për shkak se pas pistës ka një plazh.
Njerëzve përmes tabelave u rekomandohet të mos qëndrojnë atje për shkak të rrezikut, transmeton Albinfo.ch.
Por ka shumë nga ata që pikërisht për të parë këta aeroplanë mblidhen aty për të parë ‘shfaqjen’ mbi kokat e tyre.
Megjithatë nuk janë të paktë ata që mblidhen çdo ditë në plazhin që ndodhet pranë aeroportit për të parë pikërisht një avion që ulet pranë tyre.
Siç shihet edhe në video, avioni ndodhet vetëm disa metra mbi tokë. Kalimtarët të cilët po filmonin uljen me celularët e tyre u detyruan që të përkuleshin në momentin kur avioni u afrua drejt tyre.
Aeroplani Airbus A321neo i kompanisë hungareze “Wizz Air”, një nga kompanitë me kosto të ulët, ishte aq afër tokës dhe botës sa që vetëm duke parë videon nuk mund të mos trembeni.
VIDEO:
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri