Zhvillim
Aeroporti i Tiranës, nga gjermanët te kinezët
Nga viti 2005 më shumë se 70 milionë euro janë investuar në zhvillimin dhe zgjerimin e Aeroportit
Tirana International Airport (TIA) ka bërë të ditur se ‘China Everbright Limited’, një kompani ndërkombëtare investimesh dhe menaxhimi të aseteve e vendosur në Hong Kong, merr në zotërim 100% të kapitalit aksionar të TIA-s, shkruan ‘foxbusiness.com’.
Kështu, që aksionet e aeroportit të vetëm në Shqipëri, kalojnë nga gjermanët në duart e kinezëve. “Me kënaqësi njoftojmë një epokë ndryshimi me China Everbright Limited,” u shpreh Rolf Castro-Vasquez, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s, përcjell albinfo.ch.
“Ortakët tashmë në ikje, AviAlliance, DEG dhe AAEF, si edhe të gjithë punonjësit kanë punuar për zhvillimin e aeroportit dhe me krenari i kanë shërbyer pasagjerëve të tij duke ofruar standarde bashkëkohore. Shpresojmë për zhvillime të mëtejshme me ortakun e ri China Everbright Limited, duke ofruar atë për të cilën kanë nevojë dhe dëshirojnë udhëtarët tanë”, shtoi ai.
Duke filluar nga data 23 prill 2005, e gjithë përgjegjësia për zhvillimin, operimin dhe menaxhimin e Tirana International Airport Nënë Tereza ka qenë në dorën e Tirana International Airport SHPK (TIA).
Në vitin 2005, TIA mori në administrim Aeroportin e Rinasit me një numër pasagjerësh prej përafërsisht 600,000. Më shumë se 70 milionë euro janë investuar në zhvillimin dhe zgjerimin e Aeroportit.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











