Lajme
Aeroporti i Helsinkit, me qen nuhatës ndaj koronavirusit
Aeroporti i Helsinkit në Finlandë njoftoi sot nisjen e përdorimin e të qenve për nuhatjen e pasagjerëve të mundshëm me koronavirus me qëllim uljen e masës së infektimeve të reja.
Qentë e trajnuar për të zbuluar Covid-19 kanë efikasitet në rreth 100%, sipas një studimi të UniversitetitVeterinar të Helsinkit.
Në një kohë kur testet PCR kanë nevojë për rreth 1.8 milionë molekula për identifikimin e virusit, qentë mund ta bëjnë këtë me vetëm 10 apo 100 të tilla, shkruan operatori filandez i aeroportit Finavia, shkruan tch, përcjell Albinfo.ch.
Një zagar tetëvjeccar, i quajtur Kössi, raportohet se mësoi të nuhaste e të identifikonte erën e koronavirusit në vetëm shtatë minuta.
Projekti pilot ka nisur fillimisht me 16 qen të stërvitur nga grupi vendas Wise Nose. Në të pasagjerët duhet të fshijnë lëkurën me leckën e testimit, e cila më pas i jepet qenit për t’u nuhatur.
Ata që zbulohet se bartin virusin dërgohen në qendrën e informacionit tha drejtoresha e aeroportit të Helsinki, Ulla Lettijeff.
“Asnjë aeroport tjetër nuk ka përdorur sensin fortë të nuhatjes së kaninëve në shkallë të gjerë kundër Covid-19. Kjo mund të jetë një hap përpara në mundjen e Covid-19”.
Britania gjithashtu ka nisur një skenë të ngjashme për të ndihmuar linjat ajrore gjatë pandemisë.
Gjashtë qen ‘bio-detektimi’ po stërviten në qendrën e Milton Keynes për të nuhatur bluza e ccorape me qëllim detektimin nëse një person ka virusin. Qentë nuhatës gjithahtu mund të detektojnë sëmndje të tjera si Parkinson, malaria dhe disa tipe kanceri.
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur















