Lajme
Aeroporti i Cyrihut mbetet më i miri në Evropë
"Aeroporti më i mirë evropian" në kategorinë "25-40 milionë pasagjerë"
Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI) e ka shpallur edhe një herë aeroportin më të madh të Zvicrës si “Aeroporti më i mirë evropian” në kategorinë “25-40 milionë pasagjerë”, njofton albinfo.ch.
Çmimi njeh aeroportet në mbarë botën të cilat, bazuar në opinionin e pasagjerëve, ofrojnë shërbimet më të mira në 34 kategori të ndryshme, duke përfshirë infrastrukturën, kontrollin e sigurisë, objektet e hotelierisë dhe masat higjienike.
“Aeroporti i Cyrihut arrin të përshtatet në mënyrë fleksibile me rrethanat dhe të vendosë nevojat e pasagjerëve të tij në radhë të parë”, tha menaxhmenti i aeroportit në një deklaratë për shtyp.
Kujtojmë se Cyrihut tashmë i është dhënë ky titull në 2006, 2008, 2018, 2019 dhe 2020, shkruan tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












