Kosova
Aeroplani ushtarak i NATO-s që hodhi më së shumti bomba më 1999, ruhet në bazat ushtarake në Lituani
Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, duke publikuar një fotografi që, sipas tij, paraqet aeroplanin që hodhi më së shumti bomba mbi Serbinë.
“Ky aeroplan në fotografi ka qenë i përfshirë në bombardimet e NATO-s dhe është aeroplani që ka hedhur më së shumti bomba mbi Serbi, e tani ruhet në bazat ushtarake në Lituani. Përjetë falënderues ndaj SHBA-së dhe Perëndimit për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin dhe shtetndërtimin tonë!”, ka shkruar ai në “Facebook”, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, sekretari i atëhershëm i NATO-s, Javier Solana, më 23 mars të vitit 1999, në orën 22:17, urdhëroi një sulm ajror mbi Republikën Federale të Jugosllavisë dhe sulmet ajrore nisën pa aprovimin e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Pas 78 ditëve sulme, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me Marrëveshjen Teknike të Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











