Bota
Aeroplani, me 153 udhëtarë, aterron vetëm gjashtë minuta para se t’i harxhohej karburanti
Pilotët e një aeroplani në Indi kishin karburant rezervë vetëm edhe për gjashtë minuta fluturim
Pilotët e një aeroplani në Indi kishin karburant rezervë vetëm edhe për gjashtë minuta fluturim, duke i shtyrë ata që të kërkojnë ndihmë nga qendrat për menaxhimin e fluturimeve.
Aeroplani i kompanisë ajrore “Vistara”, me numër fluturimi “UK 944”, ishte duke fluturuar nga Mumbai drejt New Delhi-t në Indi dhe në të ndodheshin 153 pasagjerë në momentin kur u përball me kushte të liga të motit të hënën.
Aeroplani i tipit “Airbus A320neo” e kishte të pamundur të lëshohej në New Delhi dhe u detyrua ta devijonte fluturimin në Lucknow rreth 420 kilometra larg.
Megjithatë, për shkak të zvogëlimit të papritur të dukshmërisë pranë këtij aeroporti, pilotët vendosën ta drejtojnë aeroplanin drejt qytetit Praygraj, 30 minuta larg, ndërsa pas shtatë minutash u kthyen në të njëjtën hapësirë.
Në këtë periudhë, aeroplanit po i harxhohej karburanti me shpejtësi të madhe dhe filloi t’i shfrytëzonte rezervat emergjente, me ç’rast u aktivizua thirrja për ndihmë.
Për fat të mirë, kushtet e motit u përmirësuan dhe aeroplani aterroi në Lucknow, me vetëm 200 litra karburant të mbetura në rezervuar, të cilat do të mjaftonin për vetëm pesë ose gjashtë minuta fluturim, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










