Lajme
Aeroplani i kombëtares së Kosovës fluturoi mbi hapësirën e Iranit
Situata e tensionuar në Iran, që gjendet në mes të një konflikti me SHBA-në, të premten u rrit edhe më shumë, kur Qeveria e këtij vendi pranoi se sulmet me raketa gabimisht kishin rrëzuar aeroplanin e linjës ajrore të Ukrainës.
“Një gabim njerëzor” e kishte quajtur presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, rrëzimin e aeroplanit, me ç’rast humbën jetën 176 persona, raporton KTV.
Ky rast që tronditi botën, ka prekur edhe futbollistin e Kosovës, Zymer Bytyqi, i cili është pjesë e kombëtares për miqësoren e së dielës, ndaj Suedisë në Katar.
Për mediat norvegjeze, Bytyqi citohet të ketë thënë se është i tronditur nga rasti, e mbi të gjitha që aeroplani i Kosovës, në rrugën drejt Katarit, ka përshkuar edhe territorin e Iranit.
“Lojtarët e ligës elite, në kampin stërvitës në vendin fqinj të Iranit. U tmerrova kur pashë se çfarë ndodhi”, është titulli i gazetës norvegjeze “Aftenposten” që në fokus ka sulmuesin e Kosovës, Zymer Bytyqi dhe një deklaratë të tij për këtë rast.
Bytyqi, që është rikthyer te kombëtarja, vjen pas paraqitjeve të mira me ekipin e tij Vikings në Norvegji.
Ai do të jetë pjesë e ekipit të Kosovës, në miqësoren e 12 janarit, kundër Suedisë në Doha të Katarit, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










