Lajme
Adoleshenti kërkon 50 mijë dollarë për të mos përgjuar Elon Musk
Jack Sweeney, një 19-vjeçar nga Florida, refuzoi ofertën e Elon Musk për të fshirë llogarinë e tij në Twitter, përmes të cilës gjurmon avionin privat të miliarderit.
ElonJet ka më shumë se 200.000 ndjekës dhe përdor një aplikacion që Sweeney zhvilloi për të monitoruar fluturimet e Musk.
Adoleshenti ka shpikur dhjetëra aplikacione të ngjashme që gjurmojnë lëvizjet e personazheve të njohur në botën e teknologjisë, përfshirë Bill Gates dhe Jeff Bezos.
Mesazhin e drejtpërdrejtë nga njeriu më i pasur në botë adoleshenti e kishte marrë më 30 nëntor.
“Mund ta fshish këtë, është rrezik për sigurinë”, i kishte kërkuar Musk adoleshentit.
Pronari i Tesla dhe SpaceX i kishte ofruar Jack Sweeney 5 mijë dollarë në mënyrë që “të shmangte gjurmimin e udhëtimeve të tij nga ndonjë i çmendur”.
Adoleshenti i kërkoi 50 mijë dollarë, të cilat ‘mund të përdorte për shkollën ose ndoshta për të blerë ndonjë Tesla Model 3’.
Por Sweeney i dha miliarderit disa këshilla teknike, duke i treguar një program bllokues që ai mund të përdorte për të kundërshtuar programet e gjurmimit të fluturimeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











