Kosova
Admiral Foggo: Ushtria nuk formohet brenda natës
Sot është bërë ndërrimi i Komandës së drejtuesit të KFOR-it. Gjenerar, Major Salvatore Cucoi i dorëzoi pozitën e drejtuesit të KFOR-të Lorenzo D’Addarios.
Lorenzo D’Addario pas ceremonisë me nderime të larta doli para gazetarëve dhe tha se ndjehet mjaftë mirë që do të shërbejë bashk me 28 vende anëtare, shkruan Albinfo.ch
“Ky është një kthim pasi që une kam qenë këtu në 99 e më pas edhe në 2004, kam nderin që jam këtu të sherbej. Më vjen shumë mirë që shërbej bashkë me 28 vende anëtare. Dua të vlerësoj sot se ajo çka kam përzgjedhur është të angazhohemi të gjithë”, tha D’Addario.
Gjenerali i NATO-së u pyet për rezolutën 12/44 e cila parashehë se 1 mijë trupa serbe do të kthehen në Kosovë.
“Thuhet se ka tendenca se do të kthehen policia serbe në Kosovë për të mbrojtur këtë rajon. Nuk besoj se kjo do të bëhet pasi që kemi edhe 4000 pjestarë të KFORI-të, po ashtu kemi qindra të tjerë që janë të Eulex së bashku me Policinë e Kosovës. Ne jemi këtu që të sigurojmë një vend të qetë. Jemi me këmbë këtu e kemi këtë si shprehje”, tha Gjeneral Foggo.
Foggo foli edhe për situatën në veri të Mitrovicës e cila sipas tij ka rezultuar të jetë e paqetë
“Situata e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës ka rezultuar si e paqetë për shkak të zhvillimeve të fundit. E kuptoj hidhërimin nga njerëzit që janë të prekur nga rritja e tarifave. Në një vend demokratik, unë kam mbetur i befasuar për të mirë pasi ata mund të protestojnë sepse e kanë të drejtën. Nuk është e nevojshme të kemi atje edhe Forcat e Policisë, une preferoj të kemi dialog paqësor për këtë të kemi edhe angazhimin”, tha Foggo.
Gjenerali u deklarua edhe për transformimin e FSK-së.
“Merr deri në 10 vjet për të bërë ushtri, nuk mund të bëhet një ushtri brenda natës. Ne kemi këtu 4 mijëra pjesëtar të KFOR-it , do të thotë se kemi një përkushtim ndaj tyre dhe duhet të ketë buxhet për ta mbajtur”, tha ai.
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi













