Futboll
Admir Mehmedi i gatshëm për sfida të reja
Humori i tij i ëmbël mungonte në Kupën e Botës. Tani Admir Mehmedi sërish është kthyer. Viktima e tij e parë është bashkëpunëtori i Televizionit shtetëror zviceran SRF, Jeff Baltermia
Menjëherë pas orës 18.30 në ndërtesën e klubit të FC Freienbach. Admir Mehmedi qëndron para murit sponsorizues të Federatës futbollistike të Zvicrës për intervistë televizive. Ai është fokusuar në objektivin e gazetarëve dhe pyet: “Ku duhet të shikoj?” Raportuesi i SRF Jeff Baltermia i thotë: “Në mua”, ndërsa Admiri ia kthen përgjigjen: “Ka pamje edhe më të mira…” Viktima duhet të qeshet më tepër, sipas nevojës.
Lojtari i VfL Wolfsburg, i cili e humbi Kupën e Botës për shkak të një operacioni në këmbë në momentin e fundit, tani bëhet më serioz: “Ishte një lëndim shumë i komplikuar në këmbë. Është shumë keq që e kam humbur gjithë sezonin e dytë me klubin tim. Doja të ndihmoja në betejën e rënies nga liga. Fundi-fundit, bëhej fjalë për ekzistencën e klubit. Është shumë keq që kam humbur Kupën e Botës. Kupa Botërore ishte ëndrra ime. Kur shokët hipën në avion dhe u nisën për në Rusi, për mua ishte një ndjenjë e çuditshme”, ka pohuar Admiri për “Blick”, njofton Albinfo.ch.
Sa është i gatshëm për ndeshjen e Lidhjes së Kombeve kundër Islandës (e shtunë, 18:00)? “Kam pasur një përgatitje shumë të mirë. Do të shoh tani nëse jam qind për qind i përgatitur”.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












