Tematike
Administrata Tatimore e Zvicrës: Nuk ekziston lista me emra të mashtruesve fiskalë
“Nuk ekziston një listë e tillë, e cila do të ishte e qasshme për publikun dhe ku, gjoja përmenden me emra, shtetas të huaj që kanë bërë evazion fiskal", thotë për albinfo.ch një zyrtare e ESTV

Këto ditë në medie zvicerane dhe gjermane po qarkullojnë lajme mbi disa lista të shtetasve të huaj që kanë konto në bankat zvicerane dhe që dyshohen për evazion fiskal. Dhe Listat, sipas këtyre medieve i ka përpiluar vetë Administrata Federale Tatimore e Zvicrës.
Spekulimeve të tilla së fundi u janë bashkuar edhe mediet në Maqedoni, dhe sigurisht, edhe ato në gjuhen shqipe. Këto të fundit kanë bërë fjalë për shtetas maqedonas që janë gjetur në këto lista. Aty madje përmenden edhe shumat e parave të tyre të “strehuara” në bankat e Zvicrës. Bëhet fjalë për 15 llogari bankare të shtetasve maqedonas me gjithsej 164 milion dollarë. Ndërsa vetëm një person nga Maqedonia ka 54.6 milion dollarë, thuhet në raportimet e përmendura. Të gjitha këto, merret vesh, janë para të nxjerra ilegalisht nga vendi, raportojnë mediet nga Shkupi.
Por, cila është e vërteta e “listave” famoze dhe a i ka publikuar ato, siç pretendohet, Administrata Federale Tatimore e Zvicrës? Në përpjekje për të konfirmuar vërtetësinë ose jo të këtyre lajmeve, albinfo.ch ka kontaktuar përgjegjësit e kësaj administrate. Pyetjes sonë nëse ka diçka të vërtetë në lajmet e përhapura në përgjithësi dhe në ato për Maqedoninë në veçanti, i është përgjigjur Robin Isabelle Piccolruaz, nga shërbimi për këmbimin e informacioneve mbi çështje të tatimeve në këtë administratë.
“Ju bëjmë me dije se nuk ekziston një listë e tillë, e cila do të ishte e qasshme për publikun dhe ku, gjoja përmenden me emra, shtetas të huaj që kanë bërë evazion fiskal. Një artikull gazete nga java e kaluar i cili sugjeron ekzistimin e një liste të tillë, nuk e pasqyron në mënyrë korrekte praktikën që ndjek Administrata Federale e Zvicrës (ESTV)”, shkruan znj. Piccolruaz në përgjigjen e saj për albinfo.ch.
Më tutje ajo sqaron se cila është praktika që ndjek në këso rastesh ESTV: “Në rastet kur një person, shtetas i huaj, objekt i një procedure tashmë të iniciuar për kërkim ndihme zyrtare (i dyshuar për evazion fiskal) nuk mund të gjendet, atëherë ESTV e informon atë përmes publikimit të kërkesës në Gazetën Zyrtare Federale. Pra kjo mundësi shfrytëzohet nga ESTV vetëm kur bëhet fjalë për një procedurë konkrete të një personi të veçantë të cilit nuk i dihet vendqëndrimi dhe i cili nuk mund të gjendet në asnjë mënyrë tjetër. Qëllimi i një publikimi të tillë të emrit do të ishte informimi i personit lidhur me procedurën dhe dhënia e mundësisë atij që të marrë pjesë në procedurën që zhvillohet në Zvicër, në mënyrë që ai të shfrytëzojë të drejtat që i takojnë. Prandaj, një “listë e shmangësve të taksave” nuk ekziston dhe, rrjedhimisht as nuk është publikuar”, përfundon përgjigjen për albinfo.ch, Robin Isabelle Piccolruaz nga Administrata Tatimore Federale e Zvicrës.
Ndërkohë merret vesh se Prokuroria Publike e Maqedonisë ka hapur një lëndë pas publikimit të shkrimeve në media për ekzistimin e llogarive të nënshtetasve të Maqedonisë në bankat e Zvicrës, të cilat janë shfrytëzuar për t`i ikur tatimit.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Shoqatat shqiptare në Zvicër, në fokus të numrit të ri të revistës Albinfo.ch Revista është përqendruar në shoqatat, rrjetet dhe lëvizjet që kalojnë suazat lokale ose regjionale, dmth që...
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj