Lajme
Administrata e Trump, redukton ndihmat për Ballkanin
Administrata e presidentit Donald Trump ka vendosur që të ulin buxhetin shtetet ballkanike, së paku për 30 për qind
Qeverisja e re e presidentit republikan të SHBA-ve, Donald Trump po tregohet shumë kursimtare në relacion me vendet e Ballkanit. Kjo qeverisje ka vendosur që të ulin buxhetin shtetet ballkanike, së paku për 30 për qind. Kështu të paktën është reflektuar në buxhetin e këtij viti të organizatës amerikane për ndihmë ekonomike, zhvillimore dhe humanitare (USAID).
Vetëm për Kosovë, buxheti i Amerikës që jepet nëpërmjet projekteve do të ulet për 31 për qind, raporton gazeta Metro. Nga 39.5 milionë sa ishte buxheti i USAID-it për vitin e kaluar, këtë vit buxhet për Kosovën, Amerika do të ndajë rreth 30 milionë. Po ashtu, Shqipëria do të ketë ulje të madhe. Madje në Shqipëria ulja është rreth 66 për qind.
Ndërkaq, më së keqi nga kjo ulje do ta pësojë Mali i Zi. Siç raportohet, programi amerikan i USAID-it do të mbyllet në këtë vend në këtë vend.
Ndërkohë, shtetet tjera po ashtu do të kenë ulje nga projektet që mbështeten nga shteti amerikan. Bosnja dhe Hercegovina do të ketë ulje buxheti për 28 për qind , ndërsa Maqedonia do të merr po asht 31 për qind më pak sivjet. Edhe në Serbi, buxheti i USAID-it do të ulet për 33 për qind.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












