Lajme
Avdili: Ndalimi i Alba Festival-it, mund të nxisë stigmatizimin e shqiptarëve
Avdili: "Qeveria mund të ishte mbështetur në situatën e tensionuar në spitale, pa pasur nevojë të krijonte një lidhje të tillë me komunitetin ballkanik"

Më 4 dhe 5 shtator, në Hardturm të Cyrihut duhej të mbahej “Alba Festival”, aktiviteti më i madh muzikor shqiptar në ambient të hapur. Vetëm dy ditë para festivalit, Këshilli Qeveritar i Kantonit të Cyrihut ka anuluar festivalin, njofton albinfo.ch.
Arsyetimi mbështetet në dy faktorë: Faktori i parë ishte rreziku nga mbingarkesa e spitaleve që mund të rezultojë nga një tubim i tillë masiv dhe faktori i dytë, referimi ndaj “komunitetit ballkanik”, i cili ka treguar shkallë të ulët vaksinimi dhe shkallë të lartë infektimi me koronavirus.
Faktori i përmendur, i dytë, sipas gazetës Tages Anzeiger dhe prononcimeve të ndryshme të bëra për albinfo.ch, duket se ka shkaktuar dëshpërim jo vetëm tek organizatorët, po edhe te një pjesë e madhe e komuinitetit shqiptar.
“Në komunitetin shqiptar zhgënjimi për anulimin e papritur të festivalit është i madh, thotë Përparim Avdili, asamblist nga FDP në Parlamentin e Qytetit të Cyrihut. Përfundimi i tillë i festivalit është shumë i bezdisshëm, thotë politikani me prejardhje nga Ballkani.
“Kjo është e e rëndë për organizatorët”.
Ata kanë bërë gjithçka për të krijuar një ngjarje të madhe me masat e mbrojtjes nga Covidi, përfshirë këtu edhe një tendë për vaksinim. Ky përfundim ishte i hidhur po ashtu edhe për shumë të rinj që më në fund donin të shijonin muzikë të mirë dhe liri në një festival. Shumë prej tyre do të jenë vaksinuar në funksion të këtij aktiviteti të madh dhe tani ata duhet të kuptojnë se as kjo nuk është ende e mjaftueshme.
Reklamë:
Stigmatizim i një grupi të popullsisë?
Nga ana tjetër, Avdili thotë se nuk është shumë i befasuar nga vendimi i Këshillit qeverita. Mbingarkimi i pritshëm i spitaleve është një arsye e kuptueshme. Por, ajo që e shqetëson atë është justifikimi dhe referenca e qartë për komunitetin ballkanik, i cili me këtë rast po cilësohet si një lloj “kokë turku”, (pretekst për viktimizim).
Avdili mendon se kjo është e panevojshme. “Qeveria mund të ishte mbështetur në situatën e tensionuar në spitale, pa pasur nevojë të krijonte një lidhje të tillë me komunitetin ballkanik”.
Kjo do të nxisë më tej stigmatizimin e popullsisë me origjinë shqiptare. Gjendja shpirtërore atje ishte tashmë e tensionuar për shkak të çështjes së vaksinimit, ky arsyetim sigurisht nuk mund të ndihmojë shumë për të përmirësuar këtë gjendje në këtë komunitet, transmeton albinfo.ch. Dhe, mbi të gjitha, konstaton Avdili: “Nëse në kanton do të lejohen ngjarje të tjera, të ngjashme të kësaj madhësie, atëherë kjo do të shkonte në drejtim të diskriminimit”, thotë politikani i FDP-së.
E-Diaspora
-
Viktimat e luftës nga Kosova nderohen në “Kopshtin e të Zhdukurve” në Meyrin Në këtë kopsht është mbajtur përkujtimi i të zhdukurve me dhunë nga Kosova, në kuadrin e...
-
46,015 votues jashtë Kosovës të regjistruar online për votim me postë në zgjedhjet lokale
-
Të zhdukurit me dhunë u përkujtuan me një “Marsh për drejtësi”, në Gjenevë
-
Në Ditën e të Zhdukurve: Kujtesa është forma më e fuqishme e rezistencës
-
Talenti shqiptar Briken Zendeli nënshkruan kontratë profesionale me FC Rapid
Jeta në Austri
-
Linja e re e tramvajit të Vjenës fillon më 1 shtator Linja e re e tramvajit 12 e Vjenës fillon funksionimin më 1 shtator, duke lidhur katër...
-
Kampingu në Austri: Netqëndrimet u rritën me 12.4% në gjysmën e parë të vitit 2025
-
Tregu i banesave në Austri tregon shenja stabilizimi
-
ÖBB: Mbylljet e verës mbarojnë me fillimin e shkollës
-
Austri: Dënohet me burgim për trafikim droge dhe i konfiskohen rreth 80 mijë euro 28-vjeçarit nga Kosova