Sport
Abrashi rikthehet nga lëndimi
Mesfushori kuqezi, Amir Abrashi pas lëndimit të rëndë është rikthyer në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Izraelit më 12 nëntor

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi rikthehet i gatshëm për të zbritur në fushë pas dëmtimit të pësuar në kokë gjatë seancës stërvitore me Freiburgun më 11 tetor, shkruan albinfo.ch.
Frika më e madhe ka kaluar për mesfushorin shqiptar, i cili është vënë në dispozicion të trajnerit Christian Streich, por rikthen qetësinë edhe në kampin e Kombëtares Shqiptare pasi ai do të jetë i gatshëm për sfidën e 12 nëntorit kundër Izraelit në “Loro Boriçi”.
Lajmin e bën të ditur gazeta “Kicker”, sipas së cilës, mesfushori e ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe është rikuperuar plotësisht.
“Ai është bashkuar me skuadrën në seancat stërvitore të ditës së martë dhe të mërkurë dhe është gati për të zbritur në fushë”, thekson “Kicker”.
Si pasojë e dëmtimit të pësuar në kokë, Abrashi nuk u aktivizua në ndeshjen e kësaj fundjave ku Freiburg pësoi humbje 2:1 nga Hoffenheim. Ai cilësohet si një nga lojtarët kyç të ekipit debutues në Bundesliga, pasi pa të në fushë skuadra has vështirësi të mëdha në organizimin e lojës.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor