CH-Ballkani
Abrashi: Finalizohet marrëveshja Kosovë-Zvicër për pensionet
“Marrëveshja mundëson që qytetarët tanë të shumtë që kanë punuar në Konfederatën Zvicerane, të realizojnë të drejtat e tyre siç janë pensionet e moshës, pensionet familjare dhe pensionet invalidore të punës”, njoftoi ministri Abrashi
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka njoftuar se është finalizuar marrëveshja në fushën e pensioneve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, raporton alinfo.ch.
Gjatë javës në Prishtinë u zhvillua raundi i dytë i negociatave për marrëveshje bilaterale në fushën e sigurimeve sociale në mes të Kosovës dhe Zvicrës.
“Me këtë rast, arritëm të finalizojmë marrëveshjen bazë për sigurimet sociale, marrëveshjen administrative për implementimin e marrëveshjes bazë, si dhe formularët e nevojshëm për implementimin e kësaj marrëveshje.
Gjatë muajit maj, dokumentet do të përkthehen në gjuhët përkatëse, do të kalojnë nëpër procedurat e nevojshme shtetërore dhe të përgatiten për procedim”, ka njoftuar ministri Abrashi.
Ai ka treguar edhe përfitimet nga kjo marrëveshje. “Marrëveshja mundëson që qytetarët tanë të shumtë që kanë punuar në Konfederatën Zvicerane, të realizojnë të drejtat e tyre siç janë pensionet e moshës, pensionet familjare dhe pensionet invalidore të punës, të bashkojnë periudhat e kontributeve dhe të drejtat tjera nga fusha e sigurimit social, me rastin e arritjes së moshës së pensionit ose raste tjera siç parasheh legjislacioni.
Urime bashkatdhetarëve tanë në Zvicër”, ka theksuar Abrashi.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











