Sport
Abrashi e Halimi nuk do të izolohen në Gjermani
Amir Abrashi është paraqitur në përbërjen bazë të Shqipërisë të hënën mbrëma ndaj Lituanisë në Tiranë. Të dielën mbrëma, Besar Halimi startoi te Kosova, që në Prishtinë humbi 2:1 nga Greqia.
Abrashi luan në Gjermani, te Freiburgu. Në të njëjtin vend bën karrierë edhe Halimi, te Sandhauseni, ndonëse klubi i ka thënë të kërkojë skuadër të re.
Por, Abrashi e Halimi nuk pritet të izolohen pas kthimit në Gjermani, ndonëse kanë qëndruar në vend me raste të shumta me COVID-19, shkruan koha, përcjell Albinfo.ch.
Për të shmangur izolimin që kërkohet nga autoritetet gjermane pas qëndrimit në vende me raste të shumta me koronavirus, për Kosovën ndaj Greqisë nuk u grumbulluan fare Milot Rashica e Leart Paqarada. Për arsye të njëjtë, për të mos qëndruar të izoluar, me Kosovën për ndeshjen në Prishtinë nuk u grumbulluan edhe lojtarët që luajnë në Zvicër, Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu, si dhe ata që luajnë në Norvegji, Herolind Shala e Elbasan Rashani.
Por të paktën për Gjermani nuk vlejnë rregulla të njëjta për të gjitha republikat. Republika të caktuara e bëjnë të mundur shmangien e karantinimit. Prej këtij fakti pritet të përfitojnë reprezentuesi i Shqipërisë, Abrashi, dhe një reprezentues tjetër te Freiburgu.
“Bazuar në rregullat aktuale për koronavirus, lojtarët tanë reprezentues që kanë udhëtuar në zona të rrezikshme duhet të karantinohen në shtëpitë e tyre menjëherë pas kthimit”, kanë bërë të ditur nga Freiburgu për “kicker.de”. Por, megjithatë, karantinimi mund të shmanget.
“Pas një testimi negativ për koronavirus, karantina mund të lëshohet. Kjo procedurë bëhet në koordinim me departamentin mjekësor”, kanë njoftuar në klubin gjerman.
Kosova të enjten e kaluar luajti në Parma të Italisë ndaj Moldavisë. Lojtarët nga Gjermania, Zvicra e Norvegjia ishin me ekipin, por udhëtuan direkt për në Itali, e jo fillimisht në Kosovë. Gjermania, Zvicra e Norvegjia nuk parashohin karantinim për ata që qëndrojnë në Itali. Për Kosovë e Shqipëri situata është më ndryshe. Dhe për këtë arsye, Rashica, Paqarada, Kololli, Kryeziu, Shala e Rashani nuk udhëtuan për të qenë në grumbullim për ndeshjen ndaj Greqisë. Kështu Kosova u përball me mungesa të shumta dhe në fund pësoi 2:1.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













