E-Diaspora
Abensberg: Viktimat në sulmin e të mërkurës janë shqiptarë nga Suhareka
albinfo.ch merr vesh nga familjarët e personit të mbytur dhe atij të plagosur se të dy palët në konflikt janë shqiptarë të Kosovës. Sulmuesit janë nga Lipjani, ndërsa viktimat nga Suhareka
Në mbrëmjen e të mërkurës në parkingun e supermarketit të rrjetit “Edeka” në Abensberg të Bavarisë, Gjermani, një person 39-vjeçar është qëlluar me armë zjarri. Sulmi ka qenë vdekjeprurës. Ndërsa vetëm gjysmë ore pas kësaj, jo larg vendit të përmendur është qëlluar sërish, me ç`rast është plagosur rëndë një person 46-vjeçar.
Për këtë rast të rëndë kanë shkruar të gjitha mediat gjermane dhe lajmi është publikuar edhe në albinfo.ch.
Por, ndryshe nga ajo që informojnë mediat gjermane, të mbështetura në informacionet policore, sipas të cilave “viktimat janë me shtetësi serbe” albinfo.ch merr vesh nga familjarët e personit të mbytur dhe atij të plagosur se të dy palët në konflikt janë shqiptarë të Kosovës.
Dy personat e dyshuar për të dy sulmet, një 30 dhe tjetrti 41 vjeçar, shtetas të Kosovës, kishin arritur fillimisht të iknin me makinën e tyre nga vendi i krimit, por rreth orës 19 e 30 makina e tyre është gjetur mbi bazë të përshkrimit të deshmitarëve dhe janë arrestuar dy personat e përmendur. Po ashtu atyre u është konfiskuar një armë zjarri me të cilën dyshohet të jenë kryer sulmet.
Policia nuk thotë ende asgjë për motivet, por pohon se dorasit dhe viktimat janë njohur mes vete.
Policia supozon se ka një lidhje në mes të dy rasteve që ndodhën në një interval kohor prej gjysmë ore.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











