Kosova
Abdixhiku ftohet për vizitë në Francë
Mësohet se kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me ftesë të institucioneve franceze do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Paris gjatë ditëve në vijim, përcjell albinfo.ch.
Ky informacion u bë me dije nga zyra për media e LDK-së përmes një komunikate për media.
Arsyeja e kësaj vizite është procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe proceset integruese të Kosovës në strukturat euro-atlantike.
“Gjatë ditëve në vijim Abdixhiku do të takohet me zyrtarë institucionalë të shtetit të Francës, për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike, dialogun dhe rrugën integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike”, thuhet në komunikatë.
Një udhëtim i tillë i Abdixhikut drejt Francës vjen pak kohë para takimit të 18 marsit në Ohër, ku edhe pritet të nënshkruhet marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Franca, bashkë me Gjermaninë janë hisedarët kryesorë të propozimit evropian, të cilin e kanë pranuar Kurti dhe Vuçiq, e mbi të cilin pritet të arrihet edhe marrëveshja.
Opozita kosovare përfshirë edhe PDK-në ka qenë kritike për planin evropian dhe kanë akuzuar Kurtin se në të s’gjendet asgjë nga ato që kishte premtuar. Lidhur me qëndrimin e opozitës kosovare ka qenë kritike edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









