Kosova

Abdixhiku fiton bindshëm: Sot po hapet një faqe e re për LDK-në

Me 190 vota, nga 329 delegatë, Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar i ri i LDK-së në rundin e parë të votimit.

Ai la pas dy kundërkandidatët, Lutfi Hazirin me 116 vota dhe Besian Mustafën me 16 vota, raporton Albinfo.ch.

Në hyrje të fjalimit pas zgjedhjes, Abdixhiku falënderoi kundërkandidatët, duke e quajtur këtë garë të një standardi të ri demokratik.

“Sot po e hapim një faqe të re për LDK-në. LDK nuk arriti te mbajë e të rrisë votuesit e saj. Arsyen e gjejmë te vetvetja. Nga vetja duhet të nisim rikthimin tonë”, tha Abdixhiku, ndër të tjera.