Kosova

Abazoviqi për Banjskën: Kosova doli fituese

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, përveç diskutimeve rreth situatave që ka pasur gjatë periudhës së tij si kryeministër, po ashtu ka diskutuar edhe për situatën në veri të vendit, përcjell albinfo.ch.

Tutje ai ka thënë se për këtë situatë Albin Kurti ka alarmuar disa herë dhe se nga kjo situatë Kosova doli fituese.

“Sulmi i Banjskës për mendimin tim Serbia ka humbur dhe Kosova ka fituar, vetëm humbjen më të madhe e ka pasur policin e ndjerë, të gjitha gjërat e tjera sa i përket politikës Kosova ka qenë fituese, është shpallur fituese sepse Kurti kishte alarmoi disa herë”, ka thënë ai.

Ai tutje tha që politika e të gjithëve duhet të orientohet në drejtim të bashkëpunimit dhe jo konfliktit.

“Pas asaj që ka ndodhur në Banjskë, institucionet e Kosovës kanë marrë masa si të eliminojnë mundësitë që të ndodhin përsëri”, ka thënë Abazoviqi.

Abazoviqi tha që bashkësia ndërkombëtare pas këtij sulmi duhet të jetë më e ashpër në kërkesat e saj për bashkëpunim real dhe ekzistues.

I pyetur se a duhet që Serbia të jetë përgjegjëse për sulmin në Banjskë, Abazoviqi tha që duhet të vihet te secili fakt dhe pastaj të dihet se kush është përgjegjësi kryesor.

“Janë përmendur shumë faktorë, duke përfshirë edhe Rusinë dhe kjo kërkon kohë që të vërtetohet”, ka thënë Abazoviqi.